
Në rrugën Marco Boçari ku ka një konflikt të hapur pasi Syri tv dhe demokratët zbuluan një zyrë patronazishtësh me mjete zgjedhore e të pajisur me ordinatorë që afërmendsh po bënin ndonjë manipulim zgjedhor ka mbërritur edhe kandidatja e PD për deputete Adrian Kalaja.
Ajo ka telefonuar LIVE kreun e SPAK Altin Dumani duk i kërkuar që të ndërhyjë. Por s’ka marrë asnjë përgjigje. Nuk e hap telefonin tha Kalaja.
Kalaja: Njerëz me lap top u larguan me vrap. Dhe në çantat e tyre ka dyshime që kishte lista zgjedhore, por edhe para. Dhe tani shohim një bandit jashtë dhe një bandit brenda që shantazhon një gazetare. Ne jemi më të vendosur se kurrë për të çuar para ligjit këdo që shkel ligjin. Dhe ne, siguroj qytetarët shqiptarë që do të luftojmë deri ne fund për të mbrojtur votën, për të mbrojtur këtë proces zgjedhor. Është telefonuar numri i SPAK 4 herë dhe 6 herë është telefonuar Policia e Shtetit e nuk ka ardhur askush për të hetuar krimin elektoral….