KryesoreLajme
Kryesore

Treni Bullgar/ Qytetari denoncon patronazhistët që pajisin me fletë të plotësuara qytetarët për të paguar

Treni Bullgar’i manipulimit të votave, rikthehet në Tiranë e ndoshta edhe në të gjithë Shqipërinë nga patronazhistët e rilindjes.

Po çfarë do të thotë kjo metodë për manipulimin e votës së qytetarëve. Patronazhistët kanë siguruar fletë votimi bosh dhe e plotësojnë vet e ia japin nje personi i cili futet në qendrën e votimit me fletën e plotësuar, tërheq fletën bosh në qëndrën e votimit të cilën e fut në xhep dhe në kuti, nxjerr dhe hedh atë të plotësuarën nga patronazhistët. Kur çon fletën bosh tek banda e patronazhistëve merr edhe pagesën e premtuar.
Kjo ka ndodhur në zonën e Laprakës, denoncon personi që ka dërguar mesazhin tek Syri tv.

Por një projekt i tillë dhe metodë manipulimi dyshohet të jetë përdorur jo vetem nga Tiranë por edhe në zona të tjera të vendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button