
Në Prokurorinë e Fierit është zhvilluar sot një takim me Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi rëndësinë e procesit zgjedhor, rolin e prokurorisë në këtë proces, si dhe rëndësinë e veprimeve hetimore të shpejta dhe efektive.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh vullnetin e plotë dhe gatishmërinë për evidentimin dhe hetimin e menjëhershëm të rasteve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.