
Ky medium shqiptar sjell pamjet e para nga shkolla “28 Nëntori” në Fushë Milot, ku është ngritur QV 0871 dhe ku sot pasdite u regjistrua një konflikt mes dy shtetasve.
Personat e përfshirë në përplasje janë identifikuar si Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi.
Burimet bëjnë me dije se njëri prej tyre është ndaluar por zyrtarisht ende nuk është konfirmuar.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur fillimisht brenda perimetrit të sigurisë së qendrës së votimit në formën e një debati verbal mes dy personave. Më pas, konflikti ka vijuar jashtë këtij perimetri, ku dyshohet se shtetasi Kastriot Perdoda ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri.
Votimi është ndërprerë në këtë QV për gati 30 minuta. PO merren deklarimet e vëzhguesve dhe komisionerëve dëshmitarë të përplasjes.