
Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu, ka denoncuar një rast të rëndë të lidhjes mes administratës dhe grupeve kriminale në fushatën zgjedhore.
Ai akuzon Ndricim Sulën, punonjës i Policisë Bashkiake të Bulqizës, për shpërndarje parash në këmbim të votës në fshatin Radovesh, Dibër. Dy qytetarë janë dhunuar nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të krimit të organizuar.
Mziu kërkon reagimin e Policisë, sistemit të drejtësisë dhe SPAK për të ndaluar këtë krim elektoral dhe për të siguruar votën e lirë.
Postimi:
Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpernda para në këmbim të votës!
[❌️] #Ndricim_Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, duke shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër!
[❌️] Janë dhunuar dy qytetarë që po i ndiqnin, nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes së krimit.
[❌️] Kjo është skenë krimi.
[❌️] Ky është krim elektoral.
[❌️] Ky është krim zgjedhor.
[❌️] Kjo është skemë e organizuar me regji e krimit zgjedhor në qarkun Dibër!
[❌️] Policia e shtetit, sistemi i drejtësisë, #SPAK duhet të reagojnë, nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve.
[🇦🇱] Qytetarët më 11 maj do të votojnë të lirë dhe me zemër, i ftoj për pjesmarrje masive.