KryesoreLajme
Kryesore

Belind Këlliçi denoncon tentativën për manipulim zgjedhor nga Ilirjan Engjëlli: Thirrje për ndërhyrje urgjente nga SPAK dhe Policia

Drejtuesi politik i qarkut, Belind Këlliçi, në një postim të tij të fundit në Facebook, ka denoncuar publikisht Ilirjan Engjëllin, i cili po tenton të manipulojë procesin zgjedhor.

Sipas Këlliçit, Engjëlli, i cili ka uzurpuar prej orësh ambjentet e shkollës “Skënder Luarasi”, po përpiqet të pengojë zhvillimin normal të procesit zgjedhor duke përdorur një pozicion të padrejtë dhe të paligjshëm si Administrator i Njësisë nr. 11 Tiranë (Laprakë).
Ky veprim i Engjëllit ka krijuar tensione dhe ka ushtruar presion mbi komisionerët, në një përpjekje për të destabilizuar procesin dhe për të ushtruar ndikim mbi zgjedhjet.

Belind Këlliçi ka theksuar se këto janë veprime të rrezikshme dhe të papranueshme që kanë për qëllim të minojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe të dëmtojnë integritetin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ai i ka bërë thirrje menjëherë TASK FORCE të SPAK dhe Policisë së Shtetit për të ndërhyrë dhe për të marrë masa të menjëhershme, për të parandaluar çdo tentativë për të manipuluar procesin zgjedhor dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve gjatë ditëve të zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Ky është banditi elektoral Ilirjan Engjëlli, i cili ka uzurpuar prej orësh ambjentet e shkollës Skënder Luarasi. Me preteksin se është Administrator i Njësisë nr.11 Tiranë (Laprakë), ky delinkuent nuk pranon të largohet nga ambjentet e kësaj KQV-je, duke ushtruar presion mbi komisionerët dhe duke tentuar të prishë proçesin zgjedhor.
I bëjmë thirrje menjëherë TASK FORCE të SPAK dhe Policisë së Shtetit, të marin masa të menjëhershme për të parandaluar çdo konflikt të mundshëm apo tentativë për manipulim të proçesit zgjedhor.
PD zotohet se do ti trajtojë të gjithë këta individë si terroristë elektoralë dhe do përgjigjen para ligjit!

See less
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button