KryesoreLajme

E rëndë në Kosovë, vëllai qëllon me armë zjarri motrën, 25-vjeçarja përfundon me plagë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Ferizaj të Kosovës ku një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare. Policia rajonale e Ferizajt njofton se një 19 vjeçar në rrugën “Mejdi Xhaferri” ka plagosur motrën e tij 25 vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas ai është arrestua.

Gjithashtu bëhet me dije se 25-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Në njoftim thuhet se motivi i incidentit ende mbetet i panjohur dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.

E plagosura pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button