KryesoreLajme
Kryesore

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt për mungesë 3-mujore në detyrë

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak Tiranë kërkojnë shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Përmes një shkrese të depozituar ata thonë se sipas ligjit ‘Për vetëqeverisjen vendore’, mungesa tashmë 3 mujore e Veliajt i jep atyre të drejtën për të kërkuar shkarkimin.
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak Tiranë kërkojnë shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përmes një shkrese të depozituar ata thonë se sipas ligjit ‘Për vetëqeverisjen vendore’, mungesa tashmë 3 mujore e Veliajt i jep atyre të drejtën për të kërkuar shkarkimin.

PD kërkon mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës më datë 12 Maj, që sipas tyre është dita e parë e punës pas kalimit të afatit 3 mujor të mosparaqitjes së pandërprerë në detyrë të Erion Veliaj.
Nga PS ende nuk ka një reagim.

Kujtojmë që Veliaj mbahet në burg që prej datës 10 shkurt të këtij viti.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button