Lajme

Delegacioni i Parlamentit Europian në Tiranë, vëmendje votimit të Diasporës

Një delegacion i Parlamentit Europian, i kryesuar nga eurodeputeti Michael Gahler, ndodhet në Shqipëri për të monitoruar zgjedhjet vendore të 11 majit. Gjatë paradites së sotme, delegacioni zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Biseda u përqendrua te procesi zgjedhor dhe menaxhimi i tij, me theks të veçantë në përmbushjen e standardeve demokratike që lidhen me integrimin europian të Shqipërisë. Europarlamentarët shprehën interes të veçantë për risitë e këtij procesi, veçanërisht në lidhje me përfshirjen e Diasporës në votim.

Takimi me delegacionin e Parlamentit Europian shënon përmbylljen e serisë së konsultimeve që Presidenti Begaj ka zhvilluar me përfaqësues të vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet e 11 majit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button