Sport

Evropiani U-17 në Shqipëri, Balaj nga ‘Shtëpia e Futbollit’: Të mbështetim kuqezinjtë tanë

Shqipëria, me 4 stadiume, do të presë kampionatin evropian U-17.
Nga data 19 maj deri më 1 qershor në Shqipëri do të mbahet kampionati evropian për U-17 ku pritet të zbulohen yjet botërore të së ardhmes, ndërsa vijojnë edhe aktivitet promuvuese për këtë event. Sëfundmi në ‘Shtëpinë e Futbollit’ u mblodhën dashamirës të këtij sporti, vullnetarë të angazhuar dhe fëmijë nga ekipet e moshave, ndërsa para tyre ishte Bekim Balaj, ish-futbollisti i kombëtares tashmë pjesë e Vllaznisë, i cili nisi kualifikimin e kuqezinjve drejt Euro 2016. Sëbashku me Balajn mbajtën fjalën e tyre kreu i FSHF-së Armand Duka, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha si dhe ambasadorja e Kampionatit Europian U-17, Valbona Selimllari.

“Ky organizim i një eventi të tillë në vendin tonë na bën krenarë të gjithëve dhe përgjegjës që sadopak të jap kontributin tonë në mbarëvajtjen dhe mbi të gjitha në mbështetjen e çunave tonë. Një event i tillë i organizuar në vendin tonë, tregon që edhe Shqipëria i plotëson standardet për të organizuar evente të tilla.”- tha Bekim Balaj.

Më pas fjalën e tij përshëndetëse mbajti edhe kreu i FSHF-së Duka.
Jam shumë i sigurt që të gjithë futbollistët e rinj që do të vijnë në këtë Europian, zyrtarët që do të marrin pjesë, vëzhguesit e tyre, tifozët që do ta ndjekin, do të mbeten të kënaqur nga mikpritja shqiptare. Do të mbesë në memorien e tyre tradita jonë e mikpritjes dhe do të vijnë përsëri. Unë u uroj gjithë futbollistëve që do të vijnë që të kënaqen vërtetë, ju uroj të gjithë juve që ta shijoni Europianin në Shqipëri, ta mbështesni atë dhe të gjithë bashkë të kemi ngjarje të tjera akoma më të bukura në të ardhmen.

I uroj shumë suksese ekipit tonë Kombëtar në këtë Europian, megjithëse të shtatë kundërshtarët janë vërtetë nga më të mëdhenjtë e Europës. Faleminderit shumë që keni ardhur dhe urime të gjithëve,”- tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Në promovimin e këtij aktiviteti nuk mungoi as trajneri i kombëtares Sylvinho, por edhe anëtare të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button