KryesoreLajme

Aeroporti i Vlorës, porta e re ndërkombëtare/ Banorët e jugut festojnë fluturimin e parë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar. Në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, VLO, u krye sot fluturimi i parë certifikues.

Banorë të zonës shprehen të entuziasmuar dhe shpresëplotë për “serumin” ekonomik që fiton zona nga ky aeroporti.

“Unë dua të falenderoj në radhë të parë numrin 5, gjigandin, me fitore të thellë, sepse është një endërr e realizuar. Do ta nis nga Novosela njëherë se ky quhet aeroporti i Novoselës për mua sepse unë jam banor i Novoselës. Ditë historike dhe ëndrra po bëhet realitet”,-tha një banor.

“Jemi të gëzuar. Jemi të gëzuar shumë, e pruri Edi Rama. Kam ardhur kastile. Shumë e madhe për qytetin tonë. Për të gjithë jugun”,- u shpreh një tjetër.

“Krenar i madh. Do sjellë ndryshim. Është e gjithë myzeqeja këtu. Është i gjithë jugu. Më shpejt është bërë. Nuk ka më kënaqësi për mua”,- deklaroi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button