Lajme
Aksident në aksin Fier-Lushnje, arrestohet drejtuesi i ambulancës – 4 të lënduar

Policia e Fierit ka arrestuar drejtuesin 64-vjeçar të një autoambulance, i cili u përfshi në një aksident të rëndë rrugor ditën e djeshme në aksin Fier-Lushnje, në afërsi të kryqëzimit të Vajkanit.
Sipas njoftimit zyrtar, “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. T., 64 vjeç, banues në Skrapar, pasi autoambulanca që ai drejtonte u përplas me një kamion të drejtuar nga shtetasi I. S.”
Përplasja ndodhi në mesditë dhe si pasojë mbetën të lënduar katër persona, mes tyre pacienti që po transportohej me ambulancë dhe një punonjës policie që e shoqëronte atë. Të dy këta ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.