Lajme

SHBA bën thirrje për përgjegjësi dhe angazhim të plotë për sigurinë, në 80-vjetorin e Ditës së Fitores në Europë

Në 80-vjetorin e Ditës së Fitores në Europë, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar një mesazh të fuqishëm për të gjitha vendet aleate, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të plotë për sigurinë e tyre. Përmes një postimi në Facebook, ambasada kujtoi se mbi një milion amerikanë dhanë jetën për të sjellë paqen dhe se tani, mesazhi është i qartë: aleatët duhet të marrin përgjegjësi dhe të angazhohen plotësisht për sigurinë e tyre.

Ky mesazh vjen në një moment kritik, duke inkurajuar shtetet që të rrisin angazhimin e tyre për mbrojtjen e stabilitetit dhe sigurisë globale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button