Lajme
Kryesore

Departamenti Amerikan i Shtetit anullon vendimin për non gratën e Sali Berishës: Një fitore për opozitën dhe Shqipërinë!

Vendimi i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për të bërë nul vendimin e mëparshëm të Antony Blinkenit, i cili shpallte Sali Berishën non grata, është një moment kyç jo vetëm për liderin e Partisë Demokratike, por edhe për Shqipërinë dhe çdo shqiptar.

Sali Berisha, një nga politikanët më të njohur dhe të diskutuar në vend, ka treguar një qëndresë të jashtëzakonshme gjatë periudhës kur ishte i shpallur non grata, përballë presioneve të shumta nga të gjitha palët: nga trashëgimtari i tij politik, grupi i tij parlamentar, deri te ish-miqtë dhe përfaqësuesit e administratës amerikane. Përkundër këtyre vështirësive, Berisha ka treguar një kurajo të jashtëzakonshme, duke refuzuar të dorëzohej.

Nëse informacioni i publikuar nga një gazetar amerikan konfirmohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit ose Ambasada Amerikane në Tiranë, atëherë mund të themi vetëm një gjë: Chapeau, Sali Berisha!

Një zhvillim i tillë është pa dyshim një ngjarje që ndryshon rrjedhën e ngjarjeve politike në Shqipëri. Për shumë, ky është një fitore e madhe për opozitën dhe një moment i rëndësishëm në historinë politike të vendit.

Nuk ishte i pakontestueshëm ky zhvillim për shumëkënd, por duket se Sali Berisha ka arritur të sfidojë gjithçka që i është vënë përpara dhe të rikthehet në skenën politike shqiptare, duke shërbyer si një simbol i qëndresës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button