Operacioni “Golden Gun”, kapet i armatosur 19-vjeçari në Kamëz

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin e koduar “Golden Gun”, duke arrestuar një 19-vjeçar, i cili po qarkullonte i armatosur në zonën e Kamzës. I riu, identifikuar si A. T. nga Zall Mner, u lokalizua nga forcat e policisë dhe tentoi të largohej me automjet, por pas një ndjekjeje të shkurtër, ai u kap dhe u vënë në pranga.
Gjatë kontrollit të automjetit, u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me municion, që do të shërbejë si provë materiale në hetimet që kanë nisur për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Në njoftimin e Policisë thuhet se operacioni ka pasuar informacione të siguruara nga inteligjenca policore, ku u konstatua se shtetasi A. T. ishte i armatosur dhe po qarkullonte me automjet. Pas tentativës për t’u larguar, ai u kap dhe u arrestua në flagrancë.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.