Lajme

Kandidati për deputet, Besart Xhaferri, denoncon shkeljet e rënda elektorale dhe dështimin e Task Forcës së SPAK

Në një reagim të fortë, kandidati për deputet Besart Xhaferri ka denoncuar përpara SPAK shkeljet e rënda elektorale që po kryhen në mbarë vendin nga qeveria Rama. Xhaferri ka shprehur tone të ashpra ndaj Task Forcës së SPAK, duke e akuzuar për mosrealizimin e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit elektoral.

Në një postim në Facebook, Xhaferri tha se Task Forca është shndërruar në një “sfilatë dhe shfaqje në KQZ dhe Polici”, ndërsa ka kritikuar ashpër paaftësinë e institucioneve për të luftuar krimin elektoral. Ai theksoi se “asfalti elektoral po shkatërron Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, ndërsa SPAK bën sikur nuk shikon”.

Xhaferri kritikoi dështimin e Task Forcës që, sipas tij, nuk ka pasur asnjë rezultat konkret që lidhet me luftën ndaj krimeve zgjedhore. Ai gjithashtu akuzoi SPAK për mbajtjen pezull të dosjeve 184 dhe 339, të cilat janë të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE. “Ne e dinim që nuk do të arrinte asgjë, sepse jeni pikërisht ju që keni pushuar dosjet 184 dhe 339 – dosje që partnerët ndërkombëtarë i kërkojnë me vendosmëri,” tha Xhaferri.

Për më tepër, Xhaferri u ndal edhe tek emrat konkretë, duke theksuar se “sot, personi i përfshirë në dosjen 184 është Ministër i Drejtësisë – kolegu juaj. Ndërkohë, personi që ngrinte në detyrë një nga një të tjerët është Kryeministri.”

Në fund, Xhaferri paralajmëroi se kriminelët elektoralë do të paguajnë për veprat e tyre dhe tha: “Më 11 Maj, Shqipëria do të reagojë!”

Postimi i Xhaferrit:
“Task Forca e SPAK nuk ka sjellë asnjë rezultat konkret në luftën kundër krimit elektoral, vetëm sfilita dhe shfaqje në KQZ dhe Polici! Asfalti elektoral po shkatërron Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, ndërsa SPAK bën sikur nuk shikon! Por kriminelët elektoral mund të jenë të sigurtë në një gjë: DO TË PAGUAJNË për çdo krim që kanë bërë! 🇦🇱 Më 11 Maj, Shqipëria do të reagojë!”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button