
Gazetari, Bledian Koka, tha se kryeministri i një vendi duhet të jetë model për çdo qytetar duke nisur që nga komunikimi.
Koka theksoi se sharjet dhe banaliteti që ka përdorur tregon papërgjegjshëmri të Edi Ramës si kryeministër dhe kapacitetin e tij të ulët si politikan.
“Kjo është një fushatë të cilën Rama tentoi të avanconte axhendën e tij e cpolitizimit të situatës kur situata është më politike se kurë dhe besoj se zgjidhjet janë momenti kur politika është në kulmicnaioni e vet. Rama tentoi ta zhbënte këtë sepse këto ka gjënë në mënyrën e tij operonte gjatë gjithë këtyre kohërave, zhvlerësimin e politikës angazhimin e qytetarëve në mendimin politik dhe diskursin politike, dhe tërheqja e tyre drejt një asgjëje të madhe e cila mbushet me banalitet, mbushet me asgjë, mbushet me fjalime të përsëritura, me slogane të zakonshme. Të njëjtën gjë që thotë në Lushnjë e thotë dhe në Roskovec dhe në Pogradec, dhe në Kukës edhe në Lezhe edhe kudo. E nis me gratë që sfiduan burrat më pas i quan ata çyrykë, pastaj nga çyrykë i thonë shiko se nuk e kisha me ju. Kalon tek goditje tek fëmijët, Arrin kulminacionin e paturpërsisë kur i thotë fëmijëve publikisht shikoni videot e mija nudo. Dhe paturpësisht del një ditë më pas thotë që unë nuk e thashë atë dhe s’kishte fëmijë atje. Ndërkohë edhe sikur mos kishte fëmijë ai ishte një transmetim i detyruar për shkak të fushatës elektorale publik në të gjithë ekranet, në të gjithë rrjetet sociale. Audienca për definicon s’ka fëmijë. Nejse njer thotë që unë s’thashë ashtu dhe më pas përdor fjalën autik, dhe më pas pa gjurmuar thotë që autizmi ishte term përçundues. Normalisht që ti nuk e ke çuar nëpër mend adresimin e çështjes së autizmit me shkollat dhe të gjithë. Pra kjo tregon vazhdimin e kësaj papërgjegjshmërie shtetërore të një kryeministri që në vend që të jetë model, është antimodel.
Në vend që të promovojë kujdesin e komunikimit, sepse ti je burrë shteti duam apo s’duam neve, je figura e parë që të shohin nga ai 5-vjeç . Dhe mënyra se si flet dhe si artikulon, ti e stimulon mënyrën e artikulmit, pra artikulimin më të shara do sdo ti, kjo kthehet në atë se si qytetarët komunikojnë me njër-tjetrin.” tha Koka.