
Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kreu i PD-së, Sali Berisha, në Korçë, mori fjalën edhe studenti Anxhelo Peja.
Peja u shpreh se është lodhur duke parë njerëz që ikin dhe se të gjithë së bashku duhet të shkojnë sypatrembur drejt 11 majit.
Anxhelo Peja:
“Të nderuar qytetarë! Jam një i ri i kësaj toke, si shumë prej jush. Jam lodhur duke parë bashkëmoshatarët e mi duke ikur. Familje që ndahen dhe shohin të ardhmen vetëm përtej kufirit. Sot jam këtu për të thënë: mjaft më me largimin e njerëzve nga Shqipëria.
Përgjatë kësaj fushate, kemi parë Edi Ramën jo me ide, por thjesht me përçmim ndaj meshkujve shqiptarë. Një burrë i fortë dhe me dinjitet nuk i shërben pushtetit të tij si autoritar.
Programi ynë është i thjeshtë, por i domosdoshëm dhe i përgjigjet nevojave tuaja. Të rinjtë duan punësim dhe jo papunësi. Studentët duan diploma dhe jo burokraci. Qytetarët duan spitale që nuk gjykojnë nga xhepi, por nga nevoja.
Duam një Shqipëri që iu përket vetëm shqiptarëve. Kjo është koha jonë. Të gjithë së bashku, drejt 11 majit, të shkojmë sypatrembur. Korça nuk pret më, Korça është zgjuar.
Rroftë Korça! Rroftë Shqipëria! Rroftë PD!”