
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar një denoncim në faqen e tij në Facebook. Ai denoncon për përfshirjen e një oficeri të SHISH-it në fushatën elektorale në Fier, në mbështetje të kandidatit të PS, Mariglen Hoxha.
Sipas denoncimit, oficeri punon në Vlorë, por është angazhuar politikisht së bashku me familjen e tij. Në shkelje të rregullores dhe etikës institucionale, ky veprim cilësohet si i papranueshëm. Në status përmendet se në foto shfaqet babai i oficerit, Luan Lamaj. Flamur Noka i bën thirrje autoriteteve të reagojnë ndaj këtij rasti.
Postimi i plotë:
Denoncim publik
Pershendetje Flamur! Doja te beja nje denoncim per perfshirjen ne fushate te nje oficeri te SHISH i cili punon ketu ne Vlore por eshte perfshire ne fushate ne qytetin e Fierit bashke me familjen e tij per kandidatin e PS Mariglen Hoxha. Kjo eshte nje shkelje shum e rende e rregullores dhe etikes.
Ne foto shfaqet babai i oficerit Martin Lamaj, shtetasi Luan Lamaj. Te lutem publikoje!