KryesoreLajme
Kryesore

Sali Berisha : Fushata e 2025, asnjëherë më parë, si në vitin 1991

Kryetari i Partisë Demokratike dhe kreu i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Sali Berisha foli rreth pritshmërive për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Berisha u shpreh se kjo fushatë është ndër fushatat më të bukura në memorien e tij.
Berisha: Fushatat do i gruponim në dy grupe, ato që bën kur je në qeveri dhe ato që bën kur je në opozitë. Në këtë aspekt, kjo është një nga fushatat më të bukura në memorien time, sepse këtu ti takon njerëz të lirë që mbushin sheshet, mbushin sallat dhe derdhin të gjithë entuziazmin e tyre dhe energjinë pozitive në funksion të fushatës.

Fillimisht unë këtë e pash në diasporë dhe mendova që ky entuziazëm e optimizëm vjen se ata kanë qenë të shkëputur, por më pas ky entuziazëm dhe optimizëm vërshoi dhe në të gjitha takimet që unë kam bërë nga jugu në veri të Shqipërisë.

Është një fushatë e cila karakterizohet nga një frymë shprese dhe optimizmi, karakterizohet nga një mbështetje e fuqishme dhe e gjerë, ndërkohë që krahu tjetër i vendos karriget dhe numëron punonjësit që kanë firmosur për të shkuar, këta janë njerëz të lirë që mbështesin Partinë Demokratike. Ndaj është një nga fushatat më të bukura në memorien time.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button