Lajme
Përplasje mes të miturve në Tiranë, 14-vjeçari kërcënon dy bashkëmoshatarë me mjet prerës

Një tjetër ngjarje që përfshin të mitur është shënuar në kryeqytet, ku një 14-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës dy bashkëmoshatarë të tij, të moshës 14 dhe 16 vjeç.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative që mbulohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të incidentit janë në vijim.
Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për të miturin e dyshuar, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar motivet e konfliktit dhe për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.