Lajme

Berat – Dhunë ndaj të afërmve dhe dëmtim prone me sëpatë, arrestohet 36-vjeçari

Një konflikt familjar në fshatin Kutalli është përshkallëzuar në dhunë fizike dhe dëmtim prone, por është ndërprerë në kohë falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Dimalit dhe strukturave të DVP Berat.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin V. P., 36 vjeç, banues në Kutalli, i cili dyshohet se, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj dy dajave të tij dhe ka dëmtuar automjetin e njërit prej tyre me një sëpatë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet policore kanë gjetur dhe sekuestruar 64.3 gramë kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Në kuadër të hetimeve, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi K. Z., 26 vjeç, banues në Kuçovë, i dyshuar për bashkëpunim në dhunimin e familjarëve së bashku me të arrestuarin.

Policia ka sekuestruar drogën, automjetin e të arrestuarit si dhe mjetin e përdorur në ngjarje (sëpatën). Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button