Lajme

Sarandë – Arrestohet 30-vjeçari nga Durrësi, tentoi të ndihmonte emigrantë të kalonin kufirin ilegalisht

Një 30-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë në Sarandë, pasi u kap në flagrancë duke ndihmuar disa emigrantë të huaj për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Operacioni u finalizua nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative. Sipas burimeve zyrtare, i riu kishte siguruar biletat për emigrantët me qëllim kalimin ilegal të kufirit.

I arrestuari është identifikuar si Astrit Nikolli, 30 vjeç, banues në Durrës. Ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Ndërkohë, policia thekson se do të vijojë goditjen e rasteve të trafikut të paligjshëm të personave në të gjithë qarkun.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button