Lajme

Rritet alarmi global dhe kombëtar për pasojat fatale të duhanpirjes – Ekspertët kërkojnë kalim në alternativa më pak të dëmshme

Numri i vdekjeve dhe sëmundjeve të shkaktuara nga pirja e duhanit me djegie është në rritje shqetësuese, si në rang global, ashtu edhe në Shqipëri. Ekspertët shprehen se edhe ata që nuk janë konsumatorë, por qëndrojnë në mjedise me tym duhani, janë të rrezikuar seriozisht.

Sipas ekspertit Roland Shuperka, “nga 8 milionë vdekje që ndodhin çdo vit në botë, 7.6 milionë i dedikohen pasojave të duhanit me tym, ndërsa 1.3 milionë janë rezultat i ekspozimit pasiv ndaj tij”. Kjo situatë konsiderohet nga profesionistët e shëndetit publik si një krizë që kërkon ndërhyrje urgjente.

Shqipëria renditet mbi mesataren europiane për konsum të duhanit. “Në vendin tonë duhanpirja arrin në 38.8%, ndërkohë që në nivel europian kjo shifër është rreth 22-23%”, paralajmëron Shuperka, duke shtuar se kjo përkthehet në rritje të ndjeshme të rasteve me sëmundje të mushkërive, kancer dhe mbingarkesë të sistemit shëndetësor.

Për të frenuar këtë trend alarmant, ekspertët rekomandojnë kalimin në alternativa më pak të dëmshme se duhani tradicional. “Produktet që japin vetëm nikotinë, pa tym dhe pa djegie, përfaqësojnë një rrugë më të sigurt për konsumatorët që nuk heqin dorë nga nikotina”, thekson Shuperka.

Një shembull i suksesshëm është Suedia, e cila ka kaluar gjerësisht në produkte pa tym, duke ulur numrin e duhanpirësve në vetëm 5.3% dhe njëkohësisht duke reduktuar ndjeshëm sëmundshmërinë në popullatë.

Në kushtet e një emergjence shëndetësore të qetë por të rrezikshme, ekspertët kërkojnë vëmendje dhe masa të menjëhershme nga autoritetet dhe shoqëria për të mbrojtur shëndetin publik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button