Lajme

Arrestohen dy kushërinj në tentativë për kultivim kanabisi në Borizanë, sekestrohen fidanë, drogë dhe automjet

Policia e Krujës ka goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional “Koordinata”. Operacioni u zhvillua në fshatin Borizanë, ku u kapën në flagrancë dy shtetas që kujdeseshin për 212 fidanë të dyshuar si cannabis sativa.

Të arrestuarit janë Fabian Farruku, 25 vjeç dhe Klajdi Farruku, 21 vjeç, kushërinj dhe banues në Borizanë. Ata u kapën në momentin që po ujisnin bimët në një territor të hapur dhe të fshehur.

Gjatë operacionit, përveç fidanëve, policia sekuestroi një sasi të vogël lënde narkotike, një automjet që përdorej për transport drejt zonës së kultivimit, si dhe një aparat celular. Kontrolli u krye me ndihmën e dronëve dhe pritet të shtrihet në të gjithë territorin e rrethit të Krujës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ngjashme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme hetimore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button