Lajme
Kryesore

GJKKO vendos për fatin e dosjes “Partizani”, avokatët e Berishës kërkojnë revokimin e vendimit të ndërmjetëm

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) po zhvillohet këtë të hënë seanca ku do të merret vendimi nëse dosja e njohur si “Partizani” do të kalojë ose jo për gjykim. Kjo çështje, e konsideruar nga hetuesit e SPAK si një ndër më të rëndësishmet politike, përfshin ish-kryeministrin Sali Berisha.

Avokatët mbrojtës të Berishës i kërkuan GJKKO-së revokimin e vendimit të ndërmjetëm të gjyqtares Flojera Davidhi, e cila më herët kishte rrëzuar të gjitha kërkesat e tyre për pavlefshmëri të akteve hetimore. Ata kundërshtojnë edhe ekspertizën financiare të kryer nga një hetues i BKH-së, duke kërkuar që ajo të realizohej nga një ekspert i licencuar dhe i pavarur.

Gjyqtarja Davidhi, pas parashtrimit të kësaj kërkese, u tërhoq për disa minuta në dhomë këshillimi për të marrë vendim mbi revokimin e vendimit të saj të mëparshëm.

Vendimi pritet me interes të lartë publik dhe politik, pasi mund të përcaktojë vijimësinë e një prej dosjeve më të bujshme të SPAK.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button