Lajme

Kapet në Shijak i dënuari me 10 vite burg për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak kanë vënë në pranga një 32-vjeçar të shpallur në kërkim, pas një operacioni të mbështetur në inteligjencë policore dhe kontrolle në terren.

I arrestuari, shtetasi F.H., banues në Shijak, u kap në fshatin Sallmone. Ai ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila më datë 21 nëntor 2024 e ka dënuar me 10 vite burgim për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button