KryesoreLajme
Kryesore

Rama ironizon analistët: Shqipëria paska hyrë në autokraci putiniane?

Pas takimit në Shkodër, Rama vijon me takimin në Lezhë, 7 ditë përpara zgjedhjeve. Rama e ka nisur fjalën e tij duke sjellë në vëmendje mbështetjen që populli i ka dhënë në zgjedhje, duke ironizuar analistët në emisionet televizive. Kryesocialisti tha se, sipas tyre, Shqipëria është në autokraci putiniane.
Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon një takim sot në Lezhë, në kuadër të fushatës përmbyllëse të 11 Majit.

Pas takimit në Shkodër, Rama vijon me takimin në Lezhë, 7 ditë përpara zgjedhjeve.

Rama e ka nisur fjalën e tij duke sjellë në vëmendje mbështetjen që populli i ka dhënë në zgjedhje, duke ironizuar analistët në emisionet televizive. Kryesocialisti tha se, sipas tyre, Shqipëria është në autokraci putiniane. Kreu i PS-së tha se ata thonë që popullit i ka hyrë frika në palcë dhe disa të tjerë thonë se populli është i sëmurë, ndërkohë, sipas Ramës, askush nuk e ka ngritur pyetjen, ‘Mos vallë populli është në rregull dhe ne e kemi gabim?’
Në një moment gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka kursyer batutat as me drejtuesin politik të qarkut të Lezhës, Ulsi Manja, të cilin e kishte pyetur nëse ishte e vërtetë apo jo opinioni se populli e voton PS-në nga frika. Sipas Ramës, e pyeti Manjan si dibran, duke qenë se ata kanë përgjigje për çdo pyetje dhe ndonjëherë edhe tre përgjigje për një pyetje.

“Shumë nga ata që nuk do votonin për ne, thonë “do fitojë PS-ja”, se e dinë njerëzit; njerëzit janë vërdallë, e dinë edhe ata të kënetës këtu se kush do të fitojë në Lezhë, edhe e thoshin. Aty e humbën pinin komplet. Edhe, sipas tyre, thuhej se tani jemi në autokraci putiniane dhe nuk e paskemi kuptuar. Këtu frika ka hyrë kaq shumë në palcë, sa këtë milet kur e pyeske “si të duket situata?”, thotë “mirë” nga frika. Kur e pyeske “me kë do votosh?”, thotë “PS” nga frika. Kur e pyeske “si do jetë ekonomia?”, thonë “PS-në” nga frika. Edhe kur e pyeske “kush do fitojë?”, më shumë thonë “do fitojë PS-ja”, i bie që këta janë tmerruar të gjithë. Mirë, unë kam një pyetje. Kam pyetur edhe Ulsiun, se këta dibranët kanë përgjigje për çdo pyetje, madje kanë tre përgjigje për të njëjtën pyetje dhe nuk di pastaj cila është ajo që do të marrësh për të vërtetë. Pyetja ime është: Mos vallë populli është në rregull dhe ne e kemi gabim?”-tha Rama.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button