KryesoreLajme
Kryesore

Shabani: Jo për lojëra në Parlament, por për t’i dhënë fund lojës

Ne nuk shkojmë në Parlament për t’u bërë pjesë e lojës politike që ka rrënuar besimin e qytetarëve tek institucionet. Ne shkojmë për t’i dhënë fund kësaj loje. Për t’i dhënë fund pazarit me interesat e vendit, për të ndalur degradimin e demokracisë dhe për të kthyer vëmendjen aty ku duhet: tek qytetarët.

Prej vitesh, politika shqiptare është kthyer në një teatër, ku interesat personale dhe kalkulimet partiake mbizotërojnë mbi nevojat reale të qytetarëve. Parlamenti, si institucioni më i lartë përfaqësues, është shndërruar në një skenë ku bëhet lojë, jo ligj. Dhe kjo është arsyeja pse ne nuk mund të qëndrojmë jashtë — jo për t’u bërë pjesë e lojës, por për ta ndalur atë.

Ne hyjmë në Kuvend me një qëllim të vetëm: të rikthejmë vlerat e përfaqësimit të ndershëm, të mbrojmë interesin publik dhe të kërkojmë llogari, me kurajo dhe pa kompromis. Ne nuk kemi luksin të jemi spektatorë, as bashkëpunëtorë të heshtur. Sepse çdo ditë që kjo lojë vazhdon, Shqipëria humbet. Dhe me të, edhe shqiptarët.

https://www.facebook.com/reel/1938664610281955

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button