KryesoreLajme

Zjarr i madh në Babrru, merr flakë banesa e braktisur

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Babrrusë në Tiranë, duke sjellë pasiguri mes banorëve. Zjarri ka përfshirë një banesë të braktisur.

Vatra e zjarrit ndodhet shumë pranë disa banesave, çka ka rritur rrezikun për dëme të mëdha materiale.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për sigurinë e tyre.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button