
Nga Elkier Bushkolaj
Kur kanë kaluar vetëm 3 javë nga atentati në Lundër, ku mbetën të plagosur gabimisht 4 të rinj, mes të cilëve një i mitur 11 vjeçar dhe vetëm pak ditë nga përplasja me armë në zyrat e PSD në Tiranë, një ngjarje në kufijtë e tragjedisë u shënua në sot në zemër të Laçit, në një segment rrugor ku për ironi të fatit kryqëzohet rruga që të çon nga Komisariati tek godina e ish Gjykatës me rrugën që të çon tek Kisha e “Shna Ndout”
Pesë persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, me të cilëve dhe 58 vjeçarja, Angjelina Gjezaj, që kishte dalë për të shitur qirinj dhe lule për qytetarët e shumtë që këtë të shtunë kishin zbarkuar në Laç për të vizituar Kishën e “Shna Ndout”.
Pesë personat e plagosur, 4 të cilët janë të rinj janë nisur me urgjencë drejt Spitalit Traumës në Tiranë, se ndonëse spitalet e Kurbinit dhe Lezhës, na kanë kushtuar miliona euro, aty nuk kanë më mjekë për ndërhyrje kirurgjikale për emergjenca të tilla.
Nga Laçi, së fundmi është larguar dhe Prokuroria dhe Gjykata, por sëmundjet e vjetra që ujiten nga mungesa e pranisë së institucioneve ligjzbatuse po vijojnë të shkaktojnë plagë të reja, në Lezhë, Kurbin e Mirditë, treva që shteti i ka lënë si Tokë pa Zot.
https://www.facebook.com/reel/688330487023817/?ref=embed_video