KryesoreLajme

Lefter Maliqi: Opozita e bashkuar drejt fitores 4-3 në Berat, mitingu madhështor me Berishën vendimtar

Lefter Maliqi Kandidat i opozitës në qarkun e Beratit. Ai ka folur ne studio me Bled Markun për fushatën e PD-ASHM, 8 ditë para verdiktit të 11 majit.
Lefter Maliqi: Sapo mbërrita nga Berati. Jemi më të motivuar se kurrë. Presim mitingun madhështor ditën e martë me liderin Berisha, ku i bindur totalisht për të patur një fitore 4-3 për opozitën e bashkuar në qarkun e Beratit.

Në rastin konkret jemi në një koalicion të madh ku të gjithë forcat e opozitës janë me PD dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

Tani jemi në koalicon dhe të mos harrojmë Skrapari i zotit Meta del forcë e parë. Por edhe në Kuçovë po ashtu.

Po bëhet një punë shumë e madhe në terren dhe besoj që do të dalim 4, me 3 për opozitën.

Fryma është në rritje dhe unë kam besim që kjo do të ndodhë, është java e fundit e natën do ta bëjmë ditë.

Në qarkun e Beratit janë marrë të gjithë masat. Unë këtë gjë e provova edhe më Çuçin e familjes, drejtorin e operacionales me banditë, oligarkë në Kuçovë dhe ngrita grupe patrullimi. Ne nga dita e mërkurë e në vazhim, në do të kemi grupe patrullimi edhe natën. Nuk do ti lëmë.

Por të jeni të bindur se edhe administrata shtetit nuk është më me Ramën. Pjesa më e madhe. Sepse i shikoj kur venë. Venë me detyrim. I shikoj kur me çojnë mesazhe se skami çfarë bejmë, na detrojnë…

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button