
Florenc Çapja, i cili u ekstradua sot nga Dubai, ka mbërritur në aeroportin e Rinasit këtë pasdite në masa të rrepta sigurie. Burime për News 24 bëjnë me dije se Çapja do të shoqërohet në burg.
I shumëkërkuari nga drejtësia, Florenc Çapja u ekstradua sot nga Dubai drejt vendit tonë.
Blutë informuan se ‘Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan’.
‘Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar ‘The Wanted’.
Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan.
Për informacion më të detajuar, do të japim njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas’, njoftoi policia.