KryesoreLajme

Përplasje në stërvitje te Wolfsburg: Amoura dhe Maehle në incident fizik, Hassenhuttl paralajmëron masa disiplinore

Trajneri i skuadrës, Ralph Hassenhuttl ka pranuar se gjatë stërvitjes së së martës ka ndodhur një incident fizik mes futbollistëve Joakim Maehle dhe Mohammed Amoura.
Wolfsburg po kalon një situatë delikate jo vetëm në renditje, por edhe në klimën që ka përfshirë ekipin.

Trajneri i skuadrës, Ralph Hassenhuttl ka pranuar se gjatë stërvitjes së së martës ka ndodhur një incident fizik mes futbollistëve Joakim Maehle dhe Mohammed Amoura.

Ekipi gjerman është në një periudhë të dobët në Bundesligë (vendi 12), duke mos gjetur ritmin e duhur dhe kjo po reflektohet edhe në marrëdhëniet mes lojtarëve.
“Emocionet ndonjëherë janë të pashmangshme në futboll. Njëri nga lojtarët e kaloi cakun dhe kjo nuk është e pranueshme. Pasojat do të ketë. Është e rëndësishme që të dy të kërkojnë falje, ta pranojnë ndëshkimin dhe të ecin përpara si ekip”, deklaroi Hassenhuttl për “Bulinews”.

Sipas raportimeve të mediumit gjerman “Kicker”, iniciatori i përleshjes ishte Mohammed Amoura.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button