
Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të premte një takim me familje të vjetra tiranase, të cilët ndërsa i falenderoi për mbështetjen, u premtoi se nëse koalicioni “Alenca për Shqipërinë” fiton zgjedhjet e 11 majit, do të trajtojë me rëndësinë dhe të drejtën e duhur çështjen e pronave.
Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të premte një takim me familje të vjetra tiranase, të cilët ndërsa i falenderoi për mbështetjen, u premtoi se nëse koalicioni “Alenca për Shqipërinë” fiton zgjedhjet e 11 majit, do të trajtojë me rëndësinë dhe të drejtën e duhur çështjen e pronave.
“Do të shpreh nderimin më të madh për zotin dhe zonjën e shtëpisë për këtë mikpritje kaq të mrekullueshme. Kanë hapur zemrën, shtëpinë e tyre për ne. U jam mirënjohës, edhe ndaj komunitetit tiranas, një komunitet i mrekullueshëm, qytetar, me standarde morale shumë të vyera, të çmuar për njeriun, me dinjitet, të faktuar e të provuar në çdo rrethanë. Meqë jemi këtu, unë mund të them me shumë kënaqësi se komuniteti që mund diktatorët jeni ju. Një ditë kaloja në treg dhe një zonjë më tha se ka qenë komisionere në lagjen ku u mund Ramiz Alia, dhe e vërteta është se atë fat do ta pësojë dhe Edi Rama këtë herë. Partia Demokratike është një parti konservatore, parti e traditës. Ajo beson se traditat kanë vlera të pashuara, të përjetshme. Familja ka vlera të përjetshme. Ndaj dhe ne kemi në piedestal familjen. Ne besojmë se prona është bazë e ndërtimit të prosperitetit të një familjeje, të një shoqërie, dhe në këtë kontekst ku garoj, them se pavarësisht se nuk ka arritur gjatë viteve të qeverisjes qëllimet e saj, PD nuk tërhiqet derisa të përmbushë këtë mision dhe e konsideron zgjidhjen e çështjes së pronësisë një mision të saj, të domosdoshëm, për paqen, për drejtësinë, për moralin e një shoqërie. E vërteta është se jam këtu me njerëz që kanë të gjithë memorien e të shkuarës. Hiperkolektivizimi jo vetëm që i privoi njerëzit nga prona, por për fatin më të keq, te një pjesë e madhe e shoqërisë e fshiu dhe konceptin. Nga fshirja e konceptit u krijuan edhe ateistët. Krijimi i kësaj psikologjie bëri që në hapat e parë të kishte hapa të kufizuara, të padrejta në raport me të drejtën e pronës”,-tha Berisha.
Berisha rishfaqi urrejtjen e tij për platformën shtetërore “e-albania”, të cilën e quajti sistem gjobash.
Këto 12 vite çështja e pronës jo vetëm nuk u zgjidh, por dua t’ju them juve të vërtetën: sot janë ligje të vitit 1946! Gjë e pabesueshme. Me krijimin e Korporatës Shqiptare të Investimve, ku Edi Rama ka vendosur një “Belindë” e dytë, ata i marrin sot tokën çdo shqiptari pa asnjë lloj kufizimi dhe me çmime qesharake. Këto kanë qenë ligjet e ’46-ës. Pronat, këto 12 vjet janë evaduar, janë zgjidhur vetëm 800 dosje nga 22 mijë a më shumë dosje që janë. Dhe tani, me korporatën e investimeve që shpallet pronare e tokave dhe pronave të shtetit shqiptar dhe për ta nuk njihet asnjë kufizim, as të pronarit, as të privatit, apo të shtetit apo të cilitdo. Është krijuar një rrezik i ri. Paketa e Madhe është të marrësh tokën e të tjerëve. Edi Rama jo vetëm që nuk po e zgjidh këtë, por në themel po shkatërron të drejtën e pronës. Nga një anë i ka dhënë agjencisë autoritet të plotë mbi pronat dhe nga ana tjetër i thotë: plaçkitjau këtyre të tjerëve. Ato janë pyje, janë kullota. Prona është në rrezik madhor. Prandaj ju premtoj juve: Asnjë vendim të kësaj agjencie nuk do ta njohim! Së dyti, në 4 vitet që do të vijnë, cilado qoftë kostoja, ne do ta zgjidhim në mënyrë përfundimtare çështjen e pronës në Shqipëri. Patëm hapur një fond 75 mijë hektarë për kompensim në zona të pëlqyera, jo zona koti. Këta e morën, e prishën atë fond. Do të bëjmë kthimin e pronës pa asnjë kufizim, kompensim me troje toke në zona të preferuara turistike, bregdetare, malore, buzë liqenit. Në rast se paraqitet nevoja për kompensimin e pronës, qeveria edhe kredi do të marrë për të shlyer detyrimin ndaj jush. E kam menduar shumë mirë. Kjo e bën të pakufizueshme. Kjo i jep qeverisë të gjitha mundësitë për t’i dhënë përgjigjen më të plotë çështjes së pronës. Nuk do të mbartet kjo çështje nga 4-vjeçari në 4-vjeçar. Kur dorëzuam pushtetin, ishin të zgjidhura 54 mijë dosje. Në 12 vite janë zgjidhur 800 dosje. Isha në Himarë. Më thanë: “Doktor, e-Albania na gjobit. Neve na thonë aplikoni. Aplikojmë. S’të përgjigjet dy muaj. Pas dy muajsh të vjen sekseri, thotë: për një dynym mund ta nxjerrim, po jep 5 mijë euro.” Po thotë: “Kam shumë, jo një dynym.” Kjo është kundër çdo gjeje. Sistemi gjobash nga qeveria”,- tha Berisha.