
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim elektoral me banorë të lagjes “Çole” në Vlorë. Ai tha se deri në zgjedhjet e vitit 2021 këta banorë kanë votuar përgjithësisht partitë e djathta, por kësaj radhe është ndryshe sepse e kanë kuptuar shumë mirë cila është forca që do qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim elektoral me banorë të lagjes “Çole” në Vlorë. Bashkë me kandidaten për deputete, Zamira Sinaj dhe kryebashkiakun Ermal Dredha, ata kërkuan mbështetjen me votë për PS-në dhe Edi Ramën në zgjedhjet e 11 majit.
Banorët e kësaj lagje tha Çuçi, deri në zgjedhjet e vitit 2021 kanë votuar përgjithësisht partitë e djathta, por kësaj radhe është ndryshe sepse e kanë kuptuar shumë mirë cila është forca që do të vijojë të qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme dhe do ta çojë vendin në BE.
“Tashmë nuk ka më majtas dhe djathtas, por ka përpara dhe mbrapa. Ju nuk do të zhgënjeheni kurrë që do të përqafoni në 11 maj Partinë Socialiste. Garanci për këtë është ekipi ynë, garanci për këtë është qeverisja socialiste, garanci për këtë është Edi Rama, kryeministri që i ka ndërruar faqen Shqipërisë dhe sidomos Vlorës. S’ka kartolinë më të bukur për të dëshmuar transformimin e Shqipërisë sesa transformimi i Vlorës”, tha Çuçi.
Më tej ai përmendi disa nga projektet madhore që presin të finalizohen në Vlorë si aeroporti ndërkombëtar, marina, porti industrial, zgjatimi i Lungomares etj.
“Do ta kthejë Vlorën së bashku me qeverisjen socialiste dhe me Edi Ramën në krye, destinacionin kyesor turistik të Mesdheut. Ne duam çdo votë tuajën për të konfirmuar mbështetjen që vlonjatët do t’i japin Edi Ramës. Ne e duam si konfirmim që kur të shkojmë në Europë të jemi sa më solidë si shqiptarë, jo si të majtë dhe të djathtë, por si shqiptarë që duan të ecin vetëm përpara. Ju nuk do të zhgënjeheni nga Partia Socialiste, por do të bindeni çdo ditë e më tepër që në 11 maj do të bëni zgjehdjen e duhur, numrin 5 në fletën e votimit, Partinë Socialiste”, deklaroi Çuçi.