Lajme
Kryesore

Zëvendëspresidenti i SHBA, J.D. Vance: “Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale një deklaratë të fortë të zëvendëspresidentit amerikan, J.D. Vance, në mbështetje të parimeve themelore demokratike.

“Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi. Nuk ka vend për pengesa. Ose i përmbahesh këtij parimi, ose jo”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Ambasada në Facebook.

Deklarata e zëvendëspresidentit Vance vjen në një kohë kur vëmendja ndërkombëtare është e fokusuar te standardet demokratike dhe liria e shprehjes në mbarë botën. Mesazhi i tij nënvizon rëndësinë e respektimit të vullnetit të qytetarëve si themel i çdo shoqërie demokratike.

Postimi i plotë në anglisht i Vance është:
“Democracy rests on the sacred principle that the voice of the people matters. There is no room for firewalls. You either uphold the principle or you don’t.”

Ambasada amerikane në Tiranë shpesh ka qenë zë aktiv në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Kjo deklaratë shton edhe më shumë theksin mbi përgjegjësinë që kanë institucionet për të garantuar procese transparente dhe pjesëmarrje të lirë të qytetarëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button