KryesoreLajme

Daja: Një finale e fituar futet në histori, loja e mirë harrohet

Ilir Daja pati menjëherë sukses në stolin e Dinamos. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes pas suksesit në finalen e Kupës kundër Dinamos, tekniku tiranas u shpreh:

“Është kënaqësi, Dinamo rikthehet mbas shumë vitesh e të marrësh trofe. Ndihem mirë, gjithë karrierën time e kam tek ky klub. Është një punë dhe sakrificë shumë e madhe. Edhe sot pavarësisht së nuk ishte një lojë e mirë, deri në fund nuk u dorëzuam. Një finale e fituar futet në histori, loja e mirë harrohet.
Vuajtëm që nga starti i ndeshjes, Lorran vjen nga dëmtimi, ashtu si Karamba, Qefalija, Itodo, pa përmendur Ditën, Gudiabin, Maliqin. Janë lojtarë që vijnë nga dëmtimi, nuk e kanë kondicionin e duhur për të mbajtur një rritëm të lartë. Egnatia ka një ekip shumë cilësor. Për të përballuar këtë ekip duhet rritëm tjetër, gjë që nuk e kishim.

Si rrallë herë në karrierën time si trajner u detyruam të mbylleshim poshtë. Është loja që nuk e duroj fare, gjithë ato minuta nuk e di si e kam shtyrë, pa iu thënë lojtarëve që dilni dhe sakrifikoni. Më vinte keq për djersën dhe sakrificën e tyre. Me kondicionin që kishim nuk kishim zgjidhje tjetër.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button