Lajme

Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri, kritikon sondazhet për 11 Maj, i quan të manipuluara dhe të lidhura me inceneratorët

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, ka reaguar ndaj sondazheve të fundit që kanë përhapur disa media, të cilat, sipas tij, janë të manipuluara dhe mbështeten nga pagesat e inceneratorëve. Në një postim të tij në Facebook, Xhaferri ka theksuar se sondazhet që shpallin kryeministrin Edi Rama si fitues në zgjedhjet e 11 Majit janë të lidhura ngushtë me politikat e qeverisë dhe interesat e grupeve të privilegjuara.

Ai ka pohuar se sondazhet që mbështesin Ramën janë të kontrolluara dhe se kriteri për të marrë pjesë në këto sondazhe është posedimi i një llogarie në platformën SKY ECC, një privilegj që sipas tij e kanë vetëm 1000 punonjës të administratës shtetërore, përfshirë ata të Kryeministrisë, Bashkisë dhe Policisë.

Xhaferri ka shtuar se sondazhet e vërteta janë ato që bëhen “sy n’sy” me qytetarët, dhe ato flasin për një ndryshim të mundshëm dhe një rrotacion pas datës 11 Maj.

Ky reagim i tij vjen në një kohë kur partitë opozitare kanë ngritur shqetësime për transparencën e sondazheve dhe ndikimin që mund të kenë ato në opinionin publik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button