Lajme

Këlliçi kritikon SPAK: Task Forca në letargji, asfalti elektoral maskohet si investim për qytetarët

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka denoncuar përmes një videoje në rrjetet sociale hedhjen e asfaltetit elektoral në rrugën e vjetër nga TEG-u deri në Mullet. Sipas tij, ky proces po kryhet në kundërshtim me ligjin dhe pa asnjë standard cilësie.
Këlliçi paralajmëron se asfalti do të dëmtohet nga shirat e parë të vjeshtës, duke e konsideruar atë një mashtrim elektoral. Ai thekson se qytetarëve po u paraqiten si “investime” punime të paligjshme dhe të rrezikshme. Në reagimin e tij, Këlliçi kërkon ndërhyrjen e Task Forcës së SPAK-ut për krimet elektorale. Sipas tij, ky institucion duhet të dalë nga “gjumi letargjik” dhe të reagojë ndaj shkeljeve të përsëritura.

Postimi i plotë:
Asfalti elektoral i paligjshëm vijon të hidhet në rrugën e vjetër nga TEG-u deri në Mullet.
Në kundërshtim me ligjin, pa asnjë cilësi dhe i demtueshëm nga shirat e parë të vjeshtës, asfalti elektoral vijon t’u serviret qytetarëve si “investim”.
Task Forca e SPAK-ut duhet të zgjohet nga gjumi letargjik dhe të reagojë ndaj shkeljeve të përsëritura të ligjit të denoncuara nga Partia Demokratike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button