Shënon Dembele, shpëton Donnarumma, PSG mposht Arsenalin, me një këmbë në finale

PSG me një këmbë në finale të Championsit. Kampionët e freskët të Francës mposhtën 1-0 Arsenalin në ‘Emirates’, duke marrë një bonus shumë të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në Paris. Goli i vetëm i këtij takimi u realizua nga Dembele pak pasi gjyqtari vërshëlleu për fillimin e lojës.
Arsenal kishte disa raste dhe madje barazoi në fillim të pjesës së dytë me Merinon, por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas verifikimit nga sistemi VAR. Mbrojtja e PSG-së, me një Donnarumma të sigurt në portë, ia doli të ruante rezultatin deri në fund.
Goli
Pak më shumë se tri minuta lojë u mjaftuan futbollistëve të PSG-së për të zhbllokuar rezultatin në ‘Emirates’, pas një aksioni të shpejtë Kvara bën gjithçka mirë nga e majta dhe pason drejt qendrës për Dembele-në, i cili godet me të parët me topin që prek shtyllën e përfundon në rrjetë: 0-1.
Arsenal – PSG 0-1