Lajme

Korçë – Arrestohet 18-vjeçari sirian që ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë

Policia Kufitare e Korçës ka vënë në pranga një 18-vjeçar sirian, i cili u kap në flagrancë në fshatin Vidohovë, duke ndihmuar 6 emigrantë të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Greqinë. Mes emigrantëve të ndaluar rezultojnë 4 të mitur me origjinë egjiptiane dhe siriane.

Operacioni u zhvillua gjatë natës, si rezultat i një hetimi disa mujor të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës dhe Prokurorinë e Korçës.

Sipas të dhënave nga hetimet, shtetasi sirian M. H. kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur këtë veprimtari të paligjshme, duke ndihmuar emigrantë nga Vendet e Treta të kalonin kufirin jeshil drejt Greqisë, për të vijuar më pas rrugën drejt Malit të Zi dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme procedurale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button