Lajme

Dhurata Çupi takon banorët e Astirit: “Mijëra qytetarë pa shkollë, çerdhe apo kopësht”

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi, zhvilloi një takim elektoral me banorët e zonës së Astirit, ku u njoh nga afër me problemet që ata përballen çdo ditë për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Çupi theksoi se mijëra banorë të kësaj zone jetojnë pa asnjë institucion arsimor apo përkujdesjeje për fëmijët. “Mijëra banorë pa asnjë shkollë, çerdhe apo kopësht. Pa infrastrukturë dhe pa vëmendje nga qeveria”, shkroi ajo.

Ajo tha se në takim u diskutuan zgjidhjet e mundshme dhe hapat që duhen ndjekur për zhvillimin infrastrukturor të zonës. Çupi premtoi se infrastruktura bazë për komunitetin do të jetë një ndër prioritetet e saj nëse i besohet mandati.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button