Lajme

Jorida Tabaku viziton fermën familjare në Hekal, premton mbështetje për blegtori dhe bujqësi

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vizituar një fermë familjare në fshatin Hekal të Tiranës, ku ka njohur nga afër sfidat me të cilat përballen fermerët në fushën e blegtorisë dhe bujqësisë. Gjatë vizitës, Tabaku theksoi se, pavarësisht mungesës së subvencioneve dhe fondeve të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë (AZHBR), fermerët si vëllezërit Sheshi kanë arritur të ndërtojnë një biznes të qëndrueshëm përmes punës dhe mundësive të veta.

“Respekt i jashtëzakonshëm për njerëzit e punës si Ylli dhe i vëllai, që çdo gjë e kanë ngritur nga zero,” u shpreh Tabaku gjatë takimit me fermerët.

Ajo shprehu angazhimin e Partisë Demokratike për një mbështetje konkrete për sektorët e blegtorisë dhe bujqësisë pas 11 majit, duke theksuar se fokusi do të jetë te mbështetja e çdo qytetari që jeton dhe punon me ndershmëri në Shqipëri.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button