Lajme

Zëdhënësja e fushatës së Partisë së lirisë, Arla Merja, denoncon situatën e shëndetësisë në Shqipëri

Zëdhënësja e fushatës së Partisë së Lirisë, Arla Merja, denoncoi një situatë alarmante në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një krizë të thellë. Ajo theksoi se shërbimet janë të papranueshme dhe investimet janë zhdukur në tendera të dyshimtë, duke lënë spitalet me mungesë mjekësh, aparaturash dhe ilaçesh. Merja kërkoi mbështetje për një ndryshim të thellë në shëndetësi dhe paraqiti programin e PD-ASHM si një alternativë të besueshme.

Deklarata e Arla Merja

Në një dalje për mediat, Merja shpalli: “Shëndetësia në Shqipëri është kthyer në një fjalë bosh, pa përmbajtje dhe pa shpresë për qytetarët. Shërbimet bazë, që duhet të ishin të garantuara, sot ofrohen me standarde të papranueshme dhe shpesh vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Investimet janë zhdukur, ndërkohë që qytetarët vuajnë për një shërbim shëndetësor të cilësisë më të lartë.”

Ajo renditi disa masa të rëndësishme të programit të PD-ASHM për përmirësimin e shëndetësisë në Shqipëri, duke përfshirë:

Rimbursimin e plotë të barnave për të gjithë qytetarët, me shtimin e mjekimeve inovatore.

Rikthimin e ligjit për sigurimin e cilësisë së barnave, duke kërkuar që çdo medikament të jetë i miratuar nga BE ose SHBA.

Krijimin e Institutit Kombëtar të Tumoreve për shërbim onkologjik të nivelit të lartë.

Rritjen e pagave të personelit shëndetësor, duke përfshirë mjekët dhe infermierët, si dhe dyfishimin e rrogave.

Krijimin e Kartelës Digjitale të Pacientit, një hap modern që do të sigurojë shërbim të shpejtë dhe të saktë për qytetarët.

Riformatimi i shërbimeve spitalore bazuar në nevojat e popullatës, duke krijuar një spital të nivelit dytësor në Bashkinë Kamëz, që aktualisht nuk ka spital.

Hapjen e tregut të Sigurimeve Shëndetësore në sektorin privat për të mundësuar zgjedhje më të mira për qytetarët.

Merja bëri thirrje për mbështetje më 11 Maj, duke u ftuar qytetarët të votojnë për një Shqipëri të ndryshuar, me një shëndetësi të sigurt, dinjitoze dhe të barabartë për të gjithë.

“Me 11 Maj, votoni Nr. 1 për Koalicionin Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe për një shëndetësi më të mirë!” – përfundoi Arla Merja.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button