Lajme

Chris LaCivita mbështet opozitën shqiptare, Berisha: Ne kemi në krah kryestrategun e fitores së Trump

Kryestrategu i fushatës së opozitës shqiptare, Chris LaCivita, një prej arkitektëve të rikthimit të Donald Trump në presidencën amerikane, ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale në mbështetje të opozitës.

Në një mesazh të shpërndarë nga kreu i opozitës, Sali Berisha, theksohet se Edi Rama ka në krah bandat kriminale, ndërsa opozita ka në krah Chris LaCivita-n.

“Por përsëri ne jemi më të fortë se kurrë, sepse fushatën tonë e projektoi dhe e drejton kryestrategu i fushatës më të suksesshme elektorale në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita,” deklaroi Berisha në një takim me qytetarët në Kuçovë.

Sipas Berishës, kryeministri Rama është i shqetësuar nga përfshirja e LaCivita-s në fushatën e opozitës, duke shtuar se Partia Demokratike tashmë ka marrë edhe avokatin e kauzave të saj të drejta, atë të presidentit Trump.

“Imagjinoni tani, miq: në një anë opozita me Chris LaCivita-në dhe avokatin e presidentit Trump, në anën tjetër Edi Rama me Vullnet Sinën dhe bandat kriminale,” u shpreh Berisha, duke i drejtuar akuza të rënda kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button