KryesoreLajme

Emërimi i Wadephul, një kujtesë e hidhur për Ramën: Europa nuk harron shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri

Johann Wadephul është zgjedhur Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, i koalicionit qeverisës CDU/CSU dhe Partisë Social Demokrate (SPD), të kryesuar nga kancelari Friedrich Merz.

Një figurë me përvojë në politikën e jashtme dhe lidhje të forta me Uashingtonin dhe Brukselin, Wadephul është parë si zgjedhja më e natyrshme për këtë post. Analistët e shohin emërimin e tij si një kthim në një stil më tradicional diplomatik.

Po kush është për shqiptarët politikani gjerman Johann Wadephul?

Kujtojmë se në verën e vitit 2020 në cilësinë e zv. kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bundestag, Wadephul reagoi ashpër pas qëndrimit të maxhorancës, e cila zhbëri marrëveshjen e 5 qershorit dhe votoi e vetme ndryshimet Kushtetuese, ku u vendos heqja e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e 2021-shit.

Nëpërmjet një ultimatumi publik, Johann Wadephul i tha asokohe Ramës:

“Bëni një hap të madh drejt forcimit të demokracisë në vendin tuaj dhe miratoni reformën zgjedhore siç përcaktohet në marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe hiqni dorë nga ndryshimet e planifikuara kushtetuese që do ta shkatërronin reformën zgjedhore. Vetëm atëherë ju do të keni akoma mbështetjen e fortë të Bundestagut gjerman. Përndryshe ta harroni integrimin në BE”.

Mesa duket lajmet e këqija ndërkombëtare për narkokryeministrin shqiptar Edi Rama nuk po ndalen, pasi personalitete europiane dhe amerikane e kanë vendosur në shënjestër narkoqeverinë e tij, e cila ka zhdukur demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri, duke rritur korrupsionin dhe grabitjet qeveritare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button