Kryesore
Kryesore

Mijëra qytetarë në Shkodër mbështesin Adriatik Lapajn: “Shqipëria Bëhet!”

Shkodra tregoi edhe një herë se është zemra e krenarisë dhe qytetarisë shqiptare. Nën thirrjet “Shqipëria Bëhet!”, mijëra qytetarë u mblodhën sot në një takim madhështor për të mbështetur nismën e Adriatik Lapajt, i cili premton një Shqipëri të ndershme, të drejtë dhe pa korrupsion.

Në fjalimin e tij, Lapaj theksoi se ndryshimi nuk vjen nga premtimet boshe, por nga beteja e ndershme dhe angazhimi i sinqertë për të ndërtuar një shtet që i shërben qytetarit, dhe jo interesave të ngushta politike.

“Shkodra ka qenë gjithmonë në pararojë të lirisë dhe dinjitetit. Nga këtu e nisim rrugëtimin tonë për të ndërtuar një Shqipëri ku drejtësia, ndershmëria dhe shpresa nuk janë më fjalë të zbrazëta, por realitet i prekshëm për çdo qytetar,” deklaroi Lapaj.

Takimi u karakterizua nga një atmosferë entuziaste, ku qytetarë të të gjitha moshave shprehën mbështetjen për vizionin e një Shqipërie të re, larg korrupsionit dhe padrejtësive të tranzicionit të pafund.

Video

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button