KryesoreLajme
Kryesore

Rama shpreson te pacientët e huaj, ndërsa shqiptarët vuajnë pa ilaçe e pa pensione

Kryeministri Edi Rama premtoi në Vlorë se pacientët e huaj nga vendet e rajonit do të vijnë të kurohen në Tiranë, ndërkohë që në QSUT mungojnë ilaçet dhe operacionet për të sëmurët shqiptarë.

Në mungesë të një programi, shefi i qeverisë paraqiti para vlonjatëve platformën e vjedhur qeverisëse të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk përmendi për asnjë moment pensionistët, të cilët prej 12 vjetësh nuk kanë përfituar asnjë rritje reale të pensioneve të tyre.

Ndërkohë që të sëmurët me kancer po vuajnë nga mungesa e medikamenteve dhe aparaturave, dhe çdo ditë publikohet një tjetër lajm skandaloz për gjendjen e shërbimit të urgjencës, Kryeministri Rama theksoi se shumë shpejt pacientët e huaj do të vijnë të kurohen në Shqipëri. Deklarata e kryeministrit u bë gjatë një takimi elektoral me studentë dhe pedagogë në Vlorë.

Ajo që ra në sy ishte fakti se Edi Rama shmangu me taktikë bisedën për rritjen e pensioneve për mbi 700 mijë pensionistë, të cilët prej 12 vjetësh nuk kanë përfituar asnjë rritje reale të pensioneve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button