KryesoreLajme
Kryesore

PD reagon për kontratën 6 milionë euro: Lobimi në SHBA financohet nga patriotë shqiptarë, pa barrë për partinë

Partia Demokratike ka reaguar me një deklaratë për shtyp në lidhje me lajmet që qarkulluan për lobimin pranë qeverisë dhe kongresit të SHBA përmes një kontratë që arrin shifrat e 6 milionë eurove.

Sipas PD, ky lobim ka si synim bashkëpunimin me SHBA për të rivendosur demokracinë në Shqipëri, ndërsa financimi realizohet nga patriotë shqiptarë. Reagimi i plotë i PD:

Komuniteti shqiptaro-amerikan, përmes fondacionit “Make Albania Great Again”, ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore të Partisë Demokratike, si forca më e madhe opozitare, me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA-së. Synimi i bashkëatdhetarëve tanë në SHBA është bashkëpunimi i PD-së me aleatin kryesor të Shqipërisë, për të rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Kompania “Continental” drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo, i cili njihet gjithashtu si avokat i Presidentit Trump dhe si antikomunist i palëkundur në qëndrimet e tij.

Kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në SHBA, si dhe nga demokratë të tjerë të larguar nga Shqipëria gjatë këtyre 10 viteve për shkak të regjimit të Edi Ramës.

Partia Demokratike, duke falënderuar demokratët antikomunistë të komunitetit shqiptaro-amerikan për bujarinë dhe patriotizmin e tyre, sqaron opinionin publik se, ndonëse ka dhënë dakordësinë për marrjen e këtij shërbimi në përputhje të plotë me ligjet e të dy vendeve, nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual që lind nga kjo marrëveshje.

Lobimi në SHBA/ Reagon PD: Financohet nga patriotët shqiptarë

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button